Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Rrjeti social X rikuperohet plotësisht pas ndërprerjes gjatë natës

Kanadaja, Britania dhe Europa gjithashtu raportuan probleme me qasjen në X. Arsyeja e kësaj ndërprerje mbetet e paqartë ndërsa rrjeti social ende nuk ka komentuar situatën në fjalë.

Rrjeti social X rikuperohet plotësisht pas ndërprerjes gjatë natës

Platforma e medias sociale X u rikthye online ditën e sotme ndërsa mbrëmjen e kaluar përdoruesit nuk qaseshin dot në për mëse 1 orë sipas uebsajtit Downdetector.com.

Ky i fundi gjurmon ndërprerjet e shërbimeve bazuar në raportimet e përdoruesve dhe vërejti afro 36,500 raportime në kulmin e saj.

Kanadaja, Britania dhe Europa gjithashtu raportuan probleme me qasjen në X. Arsyeja e kësaj ndërprerje mbetet e paqartë ndërsa rrjeti social ende nuk ka komentuar situatën në fjalë.

Rrjeti social në pronësi të Elon Musk është kritikuar shpeshherë për lejimin e gjuhës së urrejtjes në platformë, ndërsa të tjerët janë shprehur se në të vërtetë platforma po mbron lirinë e shprehjes.

Në vende të ndryshme të botës njerëzit janë arrestuar nga policia sepse kanë postuar nëpër rrjete social përmbajtje dhe mesazhe që nxisnin urrejtjen.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Çmimi më i mirë - OFERTA ONLINE

SUMMER TIME ONLINE

Air Conditioner VOX IFX12-SCCT 12000 BTU