Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

RTX 4090 vendos rekord botëror gjatë një overclock

Në të kaluarën ishin bërë përpjekje për të arritur frekuencën 3.7Ghz dhe 3.825Ghz nga OGS por nuk ishte stabile në aplikacionet 3D.

RTX 4090 vendos rekord botëror gjatë një overclock

Entuziasti i overclocking Cens ka arritur të dërgojë një Nvidia RTX 4090 në frekuencën 3.825Ghz duke ruajtur stabilitetin në programet 3D dhe bërë kështu çipin grafik më shpejtë ndonjëherë.

Në të kaluarën ishin bërë përpjekje për të arritur frekuencën 3.7Ghz dhe 3.825Ghz nga OGS por nuk ishte stabile në aplikacionet 3D.

Frekuenca nga Cens u arrit duke përdor nitrogjen të lëngshëm. Ajo që e bën të jashtëzakonshme është se rekord botëror u vendos duke i rezistuar testimet stresuese 3D në kartën grafike.

Është diçka që nuk arrihet zakonisht nga overclocker-at të cilët vihen më tepër pas rekordeve sesa stabilitetit. Zakonisht rekordet janë arritur duke mbajtur frekuencën lart me aplikacione që nuk stresojnë shumë çipin grafik.

Në të njëjtën kohë ky overclock tregon edhe atë çfarë mund të arrijë RTX 4090 ndërsa çipet grafike po i afrohen barrierës 4Ghz. Rezultati i Cens u arrit duke përdorur një procesor Core i9-13900K dhe pllakë amë Z790 Dark Kingpin.

Karta grafike u ftoh deri në temperaturën -34.6 gradë celsius. 

Copyright: © PCWorld Albania