Raporti hodhi dritë edhe mbi përdorimin e internetit dhe shpejtësinë mesatare të tij. Në 2019-ën kompanitë me 250+ punonjës përdorin 100 % kompjuter me akses në internet.
Vitin e kaluar numri i kompanive punonjësit e të cilave kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbën 97.5% krahasuar me 97.3% sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave.
Pozitive kanë qenë shifrat edhe për punësimin e specialistëve të teknologjisë së informacioni ku 23.4% e kompanive e kanë një të tillë.
Sipas INSTAT 27% e të punësuarve kanë përdorur kompjuter për qëllime pune ku përqindja më e vogël është tek industria përpunuese me 7.6% dhe industria e ndërtimit me 14.3%. Natyrisht në kompanitë aktiviteti i të cilave ka të bëjë me fushën e teknologjisë është shumë më e lartë nga 65.6% tek aktivitetet e riparimit të kompjuterëve në 77.7% në aktivitetet në fushën e teknologjisë.
Raporti hodhi dritë edhe mbi përdorimin e internetit dhe shpejtësinë mesatare të tij. Në 2019-ën kompanitë me 250+ punonjës përdorin 100 % kompjuter me akses në internet.
63.2% e kompanive kanë internet me shpejtësi më të lartë sesa 10Mbps e cila ndahet në 37.2% nga 10 deri në 30Mbps dhe 19.3% nga 30 deri në 100Mbps.
Gjithashtu një tjetër informacion interesant ishte se 44.5% e kompanive kanë faqe interneti.
Shitjet online të ndërmarrjeve
Në vitin 2019, 5,8 % e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit apo aplikacioneve të dedikuara, nga 5,6 % që ishte vitin e kaluar.
Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 28,5 %, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 12,8 % dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 9,7 %.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë