Është investimi më i madh parashikuar nga Samsung pasi investoi 260 miliardë dollarë të tjera në 5 vitet e fundit.
Të shumtë janë ata që lidhin brendin e Samsung vetëm me smartfonët dhe televizorët, por kompania po elaboron segmente të tjera biznesi.
Në pesë vitet e ardhshme kompania do të investojë 356 miliardë dollarë në hapësira strategjike si çipet, bioteknologjia dhe inteligjenca artificiale.
Është investimi më i madh parashikuar nga Samsung pasi investoi 260 miliardë dollarë të tjera në 5 vitet e fundit.
Divizioni i Samsung Eletronics do të përdorë financimin për të rritur kapacitetet prodhuese dhe të dizajnimit të çipeve ndërsa po përgatitet për çipet 3-nanometër duke ruajtur ritmin e TSMC. Gjithashtu po punon në çipet të avancuara për superkompjuterët, robotët dhe inteligjencën artificiale.
Në vitet e ardhshme Samsung parashikon të krijojë 1 milionë vende pune dhe të punësojë vetë kompania 80 mijë punonjës. 80% e investimit do të shkojë në Korenë e Jugut.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë