Monedhë

Kategoritë

5 vjet më parë

Samsung i jep fund prodhimit të ekraneve LCD

“Do të vijojmë furnizimin e konsumatorëve me ekrane LCD nga fundi i këtij viti pa asnjë problem,” tha kompania në një deklaratë.

Gjiganti Koreano-Jugor Samsung ka vendosur ti japë fund prodhimit të ekraneve LCD (Liquid Crystal Display) në Kore dhe Kinë nga fundi i këtij viti.

Njësia Samsung Display, pjesë e Samsung Electronics, tha se në Tetor do të mbyll një prej dy linjave të prodhimit të LCD për shkak të rënies së kërkesës për këtë teknologji ekranesh.

“Do të vijojmë furnizimin e konsumatorëve me ekrane LCD nga fundi i këtij viti pa asnjë problem,” tha kompania në një deklaratë.

Në Tetor furnizuesi i Apple me ekrane tha se do të investonte plot 10.72 miliardë dollarë në fabrika si dhe kërkim e hulumtim.

Investimi do të shtrihet përgjatë 5 viteve dhe do të konvertojë një prej fabrikave në prodhimin e ekraneve të avancuara “quantum-dot.”

Aktualisht Samsung ka dy linja prodhimi në Kore dhe dy fabrika në Kinë. Edhe rivali i Samsung, LG Display tha se do të reduktonte prodhimin e paneleve LCD nga fundi i 2020.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: