Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Samsung mund të bllokojë televizorët kur lidhen në internet nëse mendon se janë vjedhur

Nuk është e qartë nëse teknologjia përdoret vetëm për vjedhjet në masë apo është dizajnuar për të ndihmuar edhe konsumatorë individualë.

Samsung mund të bllokojë televizorët kur lidhen në internet nëse mendon se janë vjedhur

Samsung zbuloi se televizorët e kompanisë mund të çaktivizohen në distancë nëse zbulon se janë vjedhur. Funksionaliteti i quajtur “Television Block Function” u përdor së fundi në Afrikën e Jugut pasi disa televizorë të kompanisë u vodhën gjatë protestave të dhunshme që pati muajin e kaluar.

Sipas Samsung teknologjia është e instaluar në të gjithë televizorët e kompanisë dhe përdorimi i saj siguron se ata do të përdoren vetëm nga blerësit e vërtetë me një dokument që provon blerjen.

Nuk është e qartë nëse teknologjia përdoret vetëm për vjedhjet në masë apo është dizajnuar për të ndihmuar edhe konsumatorë individualë.

Që TV Block të funksionojë, Samsung i duhet kodi serial i televizorit të vjedhur. Kur lidhet në internet, automatikisht kontrollon kodin serial tek një server i Samsung dhe çaktivizon televizorit automatikisht nëse gjen se është i vjedhur.

Bllokimi i televizorëve në Afrikën e Jugut duhet të ketë qenë proces i lehtë duke qenë se janë vjedhur nga magazinat e vetë Samsung. Por kompania tha se nëse televizori i tyre është bllokuar gabimisht, mjafton që përdoruesit e prekur ti dërgojnë një dokument që vërteton blerjen. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Çmimi më i mirë - OFERTA ONLINE

SUMMER TIME ONLINE

Air Conditioner VOX IFX12-SCCT 12000 BTU