Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Samsung prezanton modelet e reja të linjës buxhetore Galaxy A

Nëse doni të paguani edhe më pak, më pak se 600 dollarë, Samsung prezantoi 6 telefonë të rinj të cilët fillojnë nga 110 dollar.

Samsung dëshiron që tu shesë juve një telefon Galaxy dhe nuk i intereson sesa jeni të gatshëm të paguani për një të tillë. Dy telefonët me palosje dhe tre modelet Galaxy S20 kushtojnë mes 1,000 deri në 2,000 dollarë.

Nëse këto telefonë janë të paarritshëm për ju, atëherë provoni një prej gjashtë modeleve të vjetra Galaxy S20 dhe Note 10. Ato shiten për 600 deri në 1,000 dollarë.

Por nëse doni të paguani edhe më pak, më pak se 600 dollarë, Samsung prezantoi 6 telefonë të rinj të cilët fillojnë nga 110 dollar.

Linja e re Galaxy e Samsung përmban modelet: A01, A11, A21, A51, A51 5G dhe A71 5G. Secili model ka specifika të ndryshme sipas çmimit por të gjithë vinë me Android dhe karta microSd për më shumë memorie.

A21 kushton 250 dollarë dhe ka ekran 6.50inç HD 720p me kamër selfie 13-megapiksel “hole-punch.” Kamera e pasme ka katër lente: 16-megapiksel kryesore, 8-megapiksel ultrad-wide, një sensor thellësie për foto portret dhe një sensor macro. Bateria, memoria dhe skaneri i shenjave të gishtërinjve mbetet i njëjti por përfitoni nga teknologjia e karikimit të shpejtë. Memorie RAM është 3GB.

A51 kushton 400 dollarë dhe ka një ekran Full HD 1080p me madhësi 6.5-inç. Telefoni ka sistem të ngjashëm prej katër kamerash të A21 por sensori kryesor është 48-megapiksel. Sensori i shenjave të gishtërinjve është vendosur nën ekran ashtu si shumë flagshipë të Samsung si dhe merrni 4GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme me këtë telefon.

Samsung ka vendosur të shesë një tjetër version të A51 por me një modem 5G në të duke ju siguruar akses në internet më të shpejtë kurdo që të bëhet i disponueshëm. Memorie RAM dhe bateria kanë kapacitet më të larta si 6GB dhe 4,500 mAh respektivisht.

Së fundi vjen A71 5G. Është më i fuqishmi nga të gjithë modelet dhe ka kamër kryesore 64-megapiksel dhe ekran full HD 6.7-inç. Me këtë telefon Samsung ofron teknologjinë 5G në bandën nën-6Ghz dhe mmWave. Ka të njëjtin procesor Exynos 980 si Galaxy A51. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: