Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Samsung publikon aksidentalisht fotot e telefonit të dytë më të mirë të vitit

Sipas raportimeve të mëhershme është thënë se janë dy modele Note 20 dhe Note 20+ do të kenë ekran 6.7-inç dhe 6.9-inç respektivisht.

Samsung aksidentalisht ka zbuluar flagshipin e ardhshëm përpara debutimit. Uebsajtet zyrtare të Samsung në Rusi, Ukrainë dhe Kinë kanë publikuar gabimisht një foto të Note 20 Ultra.

Telefoni është shfaqur në një foto ngjyrë bronz.

Ashtu si S20 Ultra, edhe Note 20 Ultra do të ketë një sensor periskop telefoto. Nga fotot e paraqitura mund të dallojmë se sensori i fundi në një rreshtim vertikal ka dizajn disi ndryshe nga dy të tjerët.

Për fat jo të mirë nuk kemi informacione të tjera për telefonin. Sipas raportimeve të mëhershme është thënë se janë dy modele Note 20 dhe Note 20+ do të kenë ekran 6.7-inç dhe 6.9-inç respektivisht.

Të dy telefonët do të vinë me procesorë të rinj dhe memorie RAM shtesë. Tradicionalisht Samsung prezanton këto modele në muajin Gusht ndërsa këtë vitë së bashku me Note 20 do të mbërrijë edhe gjenerata e dytë e telefonit me palosje Galaxy Fold 2.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: