Monedhë

Kategoritë

5 vjet më parë

Samsung surprizon me datat e lëshimit të smartfonëve të rinj Galaxy

Koha që ka zgjedhur Samsung të lançojë Note 20 është shokuese, pasi zakonisht Apple lançon serinë Note në periudhën Gusht-Shtator.

Samsung Galaxy Note 20 duket si një nga smartfonët më të mirë të vitit, dhe tani kompania papritur ka konfirmuar lëshimin e tij.

Samsung përdori rezultatet financiare të tremujorit të parë për të konfirmuar jo vetëm lëshimin e Galaxy Note 20, por dhe Galaxy Fold 2.

Kompania deklaroi që dy smartfonët do të lëshohen në gjysmën e dytë të vitit, dhe i referohet si “produkte të diferencuara në segmentin premium”, falë ekranit me palosje të Fold dhe rindërtimit radikal të S Pen të Note 20.

ZDNet raporton se Samsung mund të përdorë procesorin Exynos në vend të Snapdragon në serinë Galaxy Note. Për shkak të situatës së koronavirusit, prodhimi i procesorit Snapdragon 865+ është ende në pritje.

Prandaj, Samsung po planifikon të lançojë serinë e ardhshme Note me procesorin e ri Exynos 992, i cili është ndërtuar në procesin 6nm, për të ofruar performancë dhe fuqi më të mirë, krahasuar me Exynos 990.

Koha që ka zgjedhur Samsung të lançojë Note 20 është shokuese, pasi zakonisht Apple lançon serinë Note në periudhën Gusht-Shtator.

Gjithashtu, kompania shprehu planet e saj për të përmirësuar konkurrencën duke adoptuar 5G në smartfonët e tregut të masave.

Për blerësit e smartfonëve me çmim më të lirë ky është një lajm i mirë. Por mund të jetë edhe një problem pasi adoptimi i 5G solli rritje të çmimit të rangut Galaxy S20. Prandaj një veprim i tillë mund të ketë të njëjtin impakt edhe tek Galaxy Note 20 dhe Fold 2.

Për fansat e Note, ka shumë gjëra për të cilat mund të emocionohen, siç janë panelet OLED, memorie më e shpejtë, biometrikë të rinj, ndryshimet në S Pen dhe një përditësim surprizë në çip.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: