Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Së shpejti komentet e Instagram do të shfaqen edhe në Threads

Meta ka bërë disa lëvizje për të integruar Threads me platformat e tjera në të kaluarën siç është shfaqja e postimeve të Threads në Instagram ose Facebook.

Së shpejti komentet e Instagram do të shfaqen edhe në Threads

Instagram së shpejti mund të ofrojë një mënyrë për të bërë komente nga Instagram në Threads.

Inxhinieri i softuerit Alessandro Paluzzi zbuloi veçorinë e re dhe publikoi një imazh i cili tregon se gjatë komentimit në një postim në Instagram, një menu e re lejon përdoruesit të zgjedhin ta bëjnë komentin vetëm në Instagram ose edhe në Threads.

Meta ka bërë disa lëvizje për të integruar Threads me platformat e tjera në të kaluarën siç është shfaqja e postimeve të Threads në Instagram ose Facebook.

Rrjeti social i ndërtuar për të konkurruar me Twitter gjithashtu nuk ka mesazhe direkte po përdoruesit ende mund të pranojnë ose dërgojnë mesazhe përmes Instagram.

Përpjekja më e madhe, natyrisht, është puna e ngadaltë e Metës duke integruar Threads me fediverse.

Lëvizjet e kompanisë për ta bërë këtë përfshijnë mundësinë për të parë replika nga fediverse në postimet e përdoriesbe, dhe së fundmi, postimet e të tjerëve.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24

59,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24 Ultra

79,990 L94,990 L
 
OFERTA ONLINE

Google Pixel 9

53,990 L59,990 L