Një funksion unik që Edge e ofron në desktop quhet Cllections. Përdoruesit mund të tërheqin artikujt në hapësirën Collections dhe Edge do të riorganizojë informacionin që të jetë vizualisht i kënaqshëm për referimin e shpejtë apo printimin e tij.
Microsoft i ka dhënë fund Internet Explorer-it. Shfletuesi i ri i kompanisë Microsoft Edge është më premtues e madje ka filluar të pasurohet me disa opsione të cilat e diferencojnë nga Chrome dhe Firefox.
Kompania prezantoi të Hënën tabet vertikale, monitorimin e fjalëkalimeve dhe parandalimin e gjurmimit.
Edge, shfletues i cili versioni i fundit është i ndërtuar mbi kodin open-source të Chrome, u jep mundësinë përdoruesve aventurier të testojnë opsionet e reja në programin Insider.
Microsoft shpreson se tabet vertikale do të pëlqehen nga komuniteti i testuesve në muajt në vijim përpara se ti ofrojë për të gjithë.
Pamja e re u publikua nga Microsoft sepse ende nuk janë lançuar opsionet reja. Kompania tregon sesi mund të shfletoni mes listës së tabeve ku shfaqet favicon dhe emri i uebsajtit. Me këtë Microsoft synon që të parandalojë mbylljen aksidentale të tabeve.
Një funksion unik që Edge e ofron në desktop quhet Collections. Përdoruesit mund të tërheqin artikujt në hapësirën Collections dhe Edge do të riorganizojë informacionin që të jetë vizualisht i kënaqshëm për referimin e shpejtë apo printimin e tij.
Së fundi me Tracking Prevention, siç kompania e quan, Microsoft ju ofron përdoruesve tre masa sigurie sipas preferencave të tyre. Password Monitor ju tregon përdoruesve nëse kredencialet e tyre janë ekspozuar në tregun e zi.
Përditësimet e fundit më shumë tregojnë përkushtimin e Microsoft për të konkurruar me Google dhe Mozilla. Ne si përdorues shpresojmë që kjo konkurrencë të sjellë sadopak inovacion tek shfletuesit të cilët nuk kanë parë ndryshime revolucionare në vitet e fundit.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë