Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Shitjet e kompjuterëve në nivelet që nuk janë parë prej mëse një dekade

Puna dhe mësimi në distancë ndikoi për mirë në tregun e kompjuterëve gjatë pandemisë së koronavirusit duke rritur shitjet e smartfonëve dhe pajisjeve me ekrane të mëdha.

Shitjet e kompjuterëve në nivelet që nuk janë parë prej mëse një dekade

Bota ka krijuar stoqe laptopësh dhe desktopësh në 2020 në nivele të paregjistruara më parë që kur iPhone debutoi në 2007.

Puna dhe mësimi në distancë ndikoi për mirë në tregun e kompjuterëve gjatë pandemisë së koronavirusit duke rritur shitjet e smartfonëve dhe pajisjeve me ekrane të mëdha.

Shitjet vjetore të kompjuterëve ishin 300 milionë në 2008, ndërsa këtë vit po i afrohemi 250 milionë. Por disa analistë presin afro 300 milionë kompjuterë të shitur, 15% më shumë sesa një vit më parë. Edhe tabletët po përjetojnë rritje të paprecedent.

Në fund të 2021 bota kishte 1.77 miliardë kompjuterë dhe tabletë në funksion nga 1.64 miliardë një vit më parë sipas firmës analitike Canalys. Për të përballuar kërkesën prodhuesit përshpejtuan dërgesat duke premtuar modele më të mira vitin e ardhshëm.

Komponentë si ekrane dhe procesorë vështirë të gjesh sot në treg ndërsa shumë fabrika kanë ngelur pas me prodhimin për shkak të mbylljes nga koronavirusi. Në 2021 parashikimet janë akoma më të larta e madje analistët i tremben një mungese furnizimi.

Një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të kompjuterëve, Dell, raportoi rritje me 62% të shitjeve krahasuar me një vit më parë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: