Sipas një postimi në blog në Windows Insider, versioni më i fundit i Phone Link mundet që me shpejtësi të ndajë të dhëna të çdo lloji mes Windows 11 dhe iPhone.
Shkëmbimi i të dhënave mes iPhone dhe Mac është super i thjesht me thuajse zero pengesa. Android dhe Chrome kanë një marrëdhënie të ngjashme. Por Windows nuk ka më një prezencë të botën e smartfonëve që kur Microsoft e braktisi këtë segment.
Por sot kompania ka vendosur të ndryshojë këtë situatë duke e bërë të thjeshtë shkëmbimin e të dhënave mes Windows 11 dhe iPhone.
Sipas një postimi në blog në Windows Insider, versioni më i fundit i Phone Link mundet që me shpejtësi të ndajë të dhëna të çdo lloji mes Windows 11 dhe iPhone.
Phone Link dhe shoqëruesi i saj në iOS quajtur Link to Windows, mund të ndanin të dhëna përmes Bluetooth, por kushdo që e ka provuar e di sesa i ngadaltë e i dhimbshëm është ky proces.
Versioni i përditësuar integruar në përditësimin e fundit të Windows për insajderët mund të dërgojë të dhëna mbi rrjetin lokal ose celular në një mënyrë shumë të ngjashme me sistemin AirDrop të Apple.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë