Autoriteti i Mediave Audiovizive për sigurimin që spektri DD2 të jetë i disponueshëm, bashkitë operatorët e rrjetit, Ministria e Shëndetësisë si dhe palë të tjera.
Teksa debatet për COVID-19 “vlojnë” dhe fakti që ende shkencërisht nuk është provuar origjina e virusit, ato që kanë mbizotëruar kanë qenë teori nga më të ndryshmet. Disa prej tyre kanë qenë edhe ato të një lloj ndërlidhjeje të teknologjisë 5G çka ka bërë që në disa vende t’iu vihet flaka investimeve që lidhen me këtë spekter.
Por pavarësisht situatës aktuale dhe debateve që e shoqërojnë duket se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka gati Planin Kombëtar për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Infrastrukturës Digjitale Broadband 2020-2025 e cila ndër të tjera parashikon edhe zhvillimin që do të marrë 5G në vendin tonë në vitet në vijim.
Në dokument thuhet se Shqipëria si vend kandidat për anëtarësim në BE, është e angazhuar të harmonizojë politikat e saj kombëtare, në lidhje me zhvillimin e komunikimeve elektronike, me ato të BE-së, të cilat do të harmonizohet me objektiva strategjik të iniciativës të BE në vitin 2010 mbi Agjendën Digjitale për Evropën 21, si një strategji gjithëpërfshirëse për zhvillimin e shoqërisë së informacionit dhe strategjinë e BE-së e vitit 2016 “Drejt një shoqërie Gigabit për 2025”. Përdorimi i Internetit përmes celularit dhe rrjetet mobile broadband jane mbizoteruese ne Shqiperi. Mobile broadband, dhe 5G do të jenë një komponent kryesor i infrastrukturës kombëtare në Shqipëri.
“Në lidhje me zhvillimin e rrjeteve 5G do synohet: 1. Lehtësim vënies në dispozicion në kohë i spektrit 2. Thjeshtim, permiresim i proceseve dhe reduktim i kompleksitetit për lejet e ndërtimit 3. Adresim i çështjeve mjedisore 4. Promovim i ndërgjegjësimit mbi mundësitë dhe përfitimet nga 5G 5. Garantimi i sigurisë se rrjeteve” thuhet në plan.
Për këtë tek aktivitetet e propozuara thuhet se do të bëhet finalizim i dokumentit për 5G hartimi i një Plani Veprimi si dhe implementim i rekomandimeve kryesore të përfshira në Strategjinë dhe Udhëzuesin 5G. Po kështu adoptimi i masave të sigurisë/besueshmërisë së rrjeteve sipas praktikave të mira ndërkombëtare.
Në këtë aspekt do të përfshihen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për kuadrin ligjor, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për alokimin e spektrit të disponueshëm, Autoriteti i Mediave Audiovizive për sigurimin që spektri DD2 të jetë i disponueshëm, bashkitë operatorët e rrjetit, Ministria e Shëndetësisë si dhe palë të tjera. Afati i vënë në dispozicion për këtë është vitit 2020-2022.
Ministria nënvizon në planin e veprimit se nga palët e interesit 5G është vlerësuar si një komponent kyç i shoqërisë digjitale “ në vecanti në kontekstin e rrjeteve celulare që në Shqipëri aktualisht janë më të përhapura sesa rrjetet fikse, lidhur kjo me penetrimin. Prandaj për të arritur qëllimet e ofrimit të shërbimit 5G në 2021, siç përcaktohet në Strategjinë 5G, banda 3.5 GHz duhet të dalë në ankand sa më shpejt të jetë e mundur gjatë vitit 2020 dhe të jetë pjesë kyçe e Planit Kombëtar të Broadband.
Sa i përket 5G, palët e interesuara theksuan që 5G duhet të konsiderohet si një komponent kryesor i Shoqërisë Digjitale Shqiptare në veçanti në kontekstin e rrjeteve mobile që janë më të avancuara në Shqipëri sesa rrjetet fikse përsa i përket depërtimit dhe shpejtësisë. Prandaj, për të arritur qëllimet e ofrimit të shërbimit 5G në 2021 siç përcaktohet në Strategjinë 5G, grupi 3.5 GHz duhet të dalë në ankand sa më shpejt të jetë e mundur gjatë vitit 2020 dhe të jetë një pjesë kryesore e Planit Kombëtar të Broadband” thuhet në dokument.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë