Monedhë

Kategoritë

6 muaj më parë

Square Enix po punon një version të Final Fantasy XVI për PC

Ekipi zhvillues ka nisur punën në dy ekspansione të reja me pagesë. Nuk është e qartë se kur DLC-të do të vinë e as kur versioni PC i Final Fantasy XVI do të shohë dritën. Yoshida shpreson të shohë një përditësim deri në fund të 2023.

Square Enix po punon një version të Final Fantasy XVI për PC

Final Fantasy XVI nuk do të ngelet një ekskluzivitet i PlayStation 5 për shumë gjatë. Square Enix konfirmoi se një version PC është në zhvillim.

Natyrisht nuk përbën aspak çudi duke pasur në konsideratë se traileri i parë i lojës në 2020-ën përmendi një version PC.

Përmes një videoje postuar në X, producenti Naoki Yoshida tha se ekipi i tij po punon në një version PC të lojës. Gjithashtu ai theksoi se planifikon të zgjerojë lojën më tutje.

Ekipi zhvillues ka nisur punën në dy ekspansione të reja me pagesë. Nuk është e qartë se kur DLC-të do të vinë e as kur versioni PC i Final Fantasy XVI do të shohë dritën. Yoshida shpreson të shohë një përditësim deri në fund të 2023.

Së fundi Square Enix tha se Final Fantasy XVI do të vijë në Xbox në Pranverës pas vitesh disponueshmëri vetëm në PlayStation dhe PC.

Copyright: © PCWorld Albania