Monedhë

Kategoritë

5 vjet më parë

Startupi shqiptar Formon krijon një ventilator frymëmarrje për të infektuarit nga COVID-19

I gjithë sistemi mekanik i VentCore përbëhet nga disa komponentë ndërsa dizajnimi në mënyrë sa më të thjeshtë ka qenë sfida e vërtetë për Formon.

Formon, startupi shqiptar nga Prishtina i specializuar në teknologjinë e printimit dhe ndërtimin e printerëve 3D, zbuloi një iniciativë të ndërmarrë në kuadër të pandemisë së COVID-19.

Në edicionin e IV të Albanian ICT Awards Formon u shpall Inovacioni i Vitit dhe Iniciativa e tyre humane quhet VentCore.

Është një ventilator frymëmarrje dizajnuar dhe zhvilluar nga vetë Formon dhe që mund të përdoret në raste krize. Ventilatori është open-source dhe përdor një dizajn BVM (Bag-to-Valve) për të automatizuar procesin e frymëmarrjes për pacientët e prekur rëndë nga COVID-19.

Formon tha se ventilatori është dizajnuar në një mënyrë që të prodhohet dhe replikohet shpejtë si dhe ftoi palët e interesuara për të dhënë kontributin e tij në përmirësimin e pajisjes.

Startupi tha se ky ventilator nuk është zhvilluar për të zëvendësuar pajisjet mjekësore të specializuara dhe mund të shërbejë vetëm në raste emergjente ku të gjitha opsionet e tjera janë ezauruar. Mund të përdoret vetëm nën mbikëqyrjen e doktorëve.

I gjithë sistemi mekanik i VentCore përbëhet nga disa komponentë ndërsa dizajnimi në mënyrë sa më të thjeshtë ka qenë sfida e vërtetë për Formon.

Pllaka metalike ku mbështetet mekanizmi përbëhet nga alumini letër plastike. Dorezat e çelësave rrotullues gjithashtu janë 3D të printueshme.

Kapakët e përparmë dhe të pasmë kanë një shtresë akriliku prej 5mm që mund të pritet me një makineri laser CNC. Shtresa e sipërme është 1.5mm e trashë dhe përbëhet nga një pllakë metalike.

Versioni aktual i krijuar prej Formon përmban një bord elektronik të përshtatur, 3 çelësa rrotullues dhe 2 çelësa kopsë.

Formon i bashkohet disa nismave të tjera ndërmarrë nga komuniteti i startupeve dhe teknologjisë së informacionit për të asistuar dhe mbështetur me pajisje stafet mjekësore në Shqipëri dhe Kosovë të cilët po luftojnë me COVID-19.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: