Surface Studio 2 fillon nga 1999 dollarë, fuqizohet nga procesorët e gjeneratës së 13-të Intel dhe të klasit H të performancës së lartë të cilët shoqërohen nga kartat grafike RTX 4050 dhe RTX 4060.
Microsoft tregoi laptopin e konvertueshëm të segmentit të lartë Surface Laptop Studio 2 në evenimentin që u mbajt ditën e sotme në Nju Jork për pajisjet Surface.
Surface Laptop Studio ruan estetikën e paraardhësit, përfshirë ekranin 14.4-inç i cili e bën pajisje akoma më miqësore ndaj prekjes duke shtuar në të njëjtën kohë disa veçori për përdoruesit intensivë të kompjuterëve.
Surface Studio 2 fillon nga 1999 dollarë, fuqizohet nga procesorët e gjeneratës së 13-të Intel dhe të klasit H të performancës së lartë të cilët shoqërohen nga kartat grafike RTX 4050 dhe RTX 4060.
Studio përfshin një NPU(Neural Processing Unit) të Intel që në të vërtetë është e para e kompanisë vendosur në një kompjuter Windows. Blerësit mund ta konfigurojnë laptopin me deri në 2TB hapësirë dhe 64GB RAM.
Me fjalë të tjera Microsoft thotë se është laptopi Surface më i fuqishëm që ka ndërtuar ndonjëherë duke premtuar dyfishin e performancës së paraardhësit.
Studio 2 vjen me disa opsione të mëdha kontektiviteti: ka dy porta USB-C, një portë USB-A, një lexues kartash microSD dhe Surface Slim Pen 2. Më tutje, laptopi ka një touchpad të ri që mund të përshtatet në funksionalitet sipas nevojave dhe Microsoft e quan “touchpadi më gjithëpërfshirës në një laptop.”
Gjatë këtij evenimenti Microsoft prezantoi edhe laptopin tjetër buxhetor Surface Go 3 ndërsa tema kryesore e ngjarjes ishin funksionalitetet AI të cilat vinë në formën e asistentit të dedikuar Copilot të Microsoft. Një lëvizje e tillë hedh hije dyshimi mbi të ardhmen e harduerit të Microsoft ndërsa largimi i Panos Panay vetëm se i hedh benzinë zjarrit.
Laptopi më i mirë i Microsoft la për të dëshiruar me gjeneratën e parë Laptop Studio në disa aspekte si: mungesa e një larmie portash, performanca nuk përputhet me çmimin e kërkuar nga Microsoft dhe jetëgjatësia e baterisë duket larg pritshmërive. Siç duket Microsoft ju është përgjigjur këtyre deficiteve me Laptop Studio 2.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë