Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Telegram mbyll dy tregje të zeza masive në platformë

Të dy tregjet janë offline raportoi Elliptic ndërsa Huione ka konfirmuar se do të mbyllë operacionet e saj plotësisht pas dëbimit nga Telegram.

Telegram mbyll dy tregje të zeza masive në platformë

Ditën e Enjte Telegram tha se ka hequr dy tregje të zeza të mëdha të cilët kanë gjeneruar më shumë se 35 miliardë dollarë që prej 2021 duke ju shërbyer kriminelëve kibernetikë dhe mashtruesve.

Firma kërkimor e blockchain Elliptic tha për agjencinë e lajmeve Reuters se tregjet Kineze Xinbi Guarantee dhe Huione Guarantee së bashku ishin më fitimprurës sesa Silk Road, një treg i paligjshëm drogërash që FBI-ja e bllokoi në 2013-ën dhe asokohe vlerësohej me 3.4 miliardë dollarë.

Të dy tregjet janë offline raportoi Elliptic ndërsa Huione ka konfirmuar se do të mbyllë operacionet e saj plotësisht pas dëbimit nga Telegram.

Prishja e aktivitetit të dy tregjeve është një goditje e madhe për mashtruesit online tha Elliptic. Huione Guarantee është një filial i grupit Huione, për të cilin SHBA-ja thotë se ka në pronësi Huione Pay dhe Huione Crypto.

Lëvizja e Telegram vjen pasi Thesari Amerikan lançoi një plan për të dëbuar Huione Group nga sistemi financiar Amerikan për aktivitet kriminal dhe pastrim parash.

Sipas Reuters, Huione Group ka ndihmuar në pastrimin e fondeve të vjedhura kripto nga Koreja e Veriut.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Apple iPhone 16 Pro Max

107,490 L149,990 L