Ligji i nënshkruar në Prill vendos një bllokim të shkarkimit të TikTok në App Store dhe Google Play Store nëse firma Kineze që e kanë pronësi nuk e shet përpara afatit.
Photo Source: REUTERS/Mike Blake/File Photo
TikTok ka planifikuar të mbyllë operacionet Amerikane të aplikacionit të medias sociale për 170 milionë Amerikanë ditën e Dielë kur bllokimi federal të hyjë në fuqi raportoi agjencia e lajmeve Reuters.
Washington Post raportoi se presidenti i zgjedhur Donald Trump, mandati i të cilit fillon një ditë pasi bllokimi i TikTok hyn në fuqi, është duke konsideruar të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që shtyn ndalimin edhe me 60 deri në 90 ditë të tjera.
Ligji i nënshkruar në Prill vendos një bllokim të shkarkimit të TikTok në App Store dhe Google Play Store nëse firma Kineze që e kanë pronësi nuk e shet përpara afatit.
Përdoruesit të cilët kanë shkarkuar aplikacionin, teorikisht do të mund të vazhdojnë përdorimin e tij, por ligji gjithashtu ndalon ofrimin e shërbimeve nga ByteDance përfshirë mirëmbajtjen dhe përditësimin e aplikacionit.
Trump është shprehur se ka nevojë për kohë që të gjejë një zgjidhje politike të problemit. “TikTok në vetvete është një platformë fantastike. Do të gjejmë një mënyrë për ta mbajtur por duke ruajtur të dhënat e përdoruesve,” shprehej Trump.
Nëse ndalohet, TikTok planifikon që përdoruesit që përpiqen të hapin aplikacionin do të shohin një mesazh pop-up që i drejton në një faqe interneti me informacione rreth ndalimit.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë