DSA-ja kërkon platformave online të bëjnë më shumë për të goditur përmbajtjet e paligjshme dhe të dëmshme si dhe të ofrojnë informacion lidhur me reklamimin.
Aplikacioni i medias sociale TikTok u akuzua nga gjigantët Europianë rregullatorë ditën e Enjte për shkelje të rregullave të përmbajtjes online duke i hapur rrugë gjobitjes së kompanisë mëmë ByteDance me deri në 6 përqind të të ardhurave vjetore.
Komisioni Europian tha se i ka dërguar kompanisë gjetjet e hetimit të saj nisur që prej muajit Shkurt të vitit të kaluar. Ekzekutivët Europianë thanë se TikTok ka dështuar të veprojë në përputhje me Aktin e Shërbimeve Dixhitale.
DSA-ja kërkon platformave online të bëjnë më shumë për të goditur përmbajtjet e paligjshme dhe të dëmshme si dhe të ofrojnë informacion lidhur me reklamimin.
Komisioni tha se kompania uk ofron informacione të nevojshme rreth përmbajtjes së reklamave, përdoruesve të shënjestruar prej tyre dhe kush ka paguar për reklamat.
“Transparenca në reklamimin online — kush paguan dhe si synohen audiencat — është thelbësore për mbrojtjen e interesit publik,” tha shefja e teknologjisë në BE, Henna Virkkunen, në një deklaratë.
TikTok, i cili po përballet gjithashtu me një hetim të dytë në kuadër të Aktit për Shërbimet Dixhitale (DSA) lidhur me menaxhimin e rreziqeve që lidhen me zgjedhjet, e ka kundërshtuar vlerësimin e Komisionit.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë