Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Tjetër skandal përfshin Zoom !

Zoom tha se për shkak të ngarkesës së lartë javët e fundit, gabimisht ka lejuar dy prej qendrave të të dhënave në Kinë të pranojnë thirrje si backup në rast të ngarkimit të rrjetit.

Pak orë pasi disa hulumtues sigurie raportuan se disa thirrje të Zoom kalonin nëpër rrjetet të Kinës, platforma e video-konferencave kërkoi falje duke dhënë një shpjegim.

Sikur të mos mjaftonin kritikat gjatë gjithë javës së kaluar për politikat e sigurisë dhe praktika e privatësisë ndërsa qindra miliona njerëz janë të detyruar të punojnë nga shtëpia për shkak të pandemisë së koronavirusit, skandali i radhës është një tjetër goditje për aplikacionin që ka shënuar rritje të paprecedent në ditët e fundit.

Hulumtuesit e Citizen Lab thanë se disa thirrje të Zoom realizuar nga Amerika e veriut “routohen” nga Kina. Dhe më alarmante është situata sepse thirrjet nga Zoom nuk kanë enkriptim fundor pavarësisht pretendimeve të tjera të kopanisë.

Zoom tha se për shkak të ngarkesës së lartë javët e fundit, gabimisht ka lejuar dy prej qendrave të të dhënave në Kinë të pranojnë thirrje si backup në rast të ngarkimit të rrjetit.

Thirrjet në Amerikën e Veriut duhet të qëndrojnë në Amerikë ashtu siç thirrjet në Evropë duhet të qëndrojnë në Evropë. Në rast të rritjes së trafikut, rrjeti kalohet në qendrën më të afërt të të dhënave për më shumë kapacitet. Kina duhet të përjashtohet për shkak të shqetësimeve të privatësisë të shprehura haptazi nga kompani e vende Perendimore. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: