Përdoruesit e Venmo tashmë mund të blejnë, mbajnë dhe shesin Bitcoin, Ethereum, Litecoin dhe Bitcoin Cash.
Me Bitcoin i cili po përqafohet në masë nga kompani e investitorë, platforma në pronësi të PayPal, Venmo, ditën e sotme hapi tregtimin e kriptomonedhave.
Përdoruesit e Venmo tashmë mund të blejnë, mbajnë dhe shesin Bitcoin, Ethereum, Litecoin dhe Bitcoin Cash.
Përdoruesit e Venmo mund të blejnë një aset dixhital duke filluar nga 1 dollarë. Përdoruesit gjithashtu mund të gjurmojnë çmimet të aksesojnë udhëzues dhe video për të mësuar për paranë virtuale.
Lëvizja e Venmo ndjek hapat e aplikacionit Square i cili në fakt lançoi këtë shërbim që prej 2017-ës kur interesi për Bitcoin arriti majat. Venmo thotë se 30% e përdoruesve të platformës kanë blerë kritpomonedha. Megjithatë në pamundësi për të blerë përmes Venmo ata janë detyruar të investojnë në platforma të tjera.
Në rastin e Square afro 3 milionë njerëz kanë blerë Bitcoin përmes shërbimit të tij në 2020-ën ku 1 milionë ishin blerës të rinj.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë