Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Vitin e ardhshëm MacBook do të ketë procesorë të prodhuar nga Apple

Për prodhimin e këtyre procesorëve Apple do të përdorë kompaninë TSMC, të njëjtën që prodhon procesorët për iPhone dhe iPad.

Apple po përgatitet për të transferuar disa prej laptopëve dhe kompjuterëve desktop nga procesorët Intel tek procesorët e vetë kompanisë.

Gjiganti i iPhone do të nxjerrë në shitje tre Mac me procesorë A14, një çip ende i pakonfirmuar që do të fuqizojë iPhone e ardhshëm.

Për prodhimin e këtyre procesorëve Apple do të përdorë kompaninë TSMC, të njëjtën që prodhon procesorët për iPhone dhe iPad.

Nëse gjërat shkojnë sipas planeve, harduerët e parë me dizajnin e ri mund të shiten nga viti i ardhshëm. Një lëvizje e menduar prej vitesh, Apple gjithnjë ka synuar të ketë kontroll të plotë mbi produktet që shet nga hardueri tek softueri.

Kështu mendon se mund të prodhojë jo vetëm performancë më të mirë por edhe eksperiencë më të mirë për konsumatorët. Gjithashtu ka edhe përfitime në kosto.

Por largimi nga Intel pritet të jetë i vështirë. Procesori i parë i Apple për kompjuterët do të ketë 12 bërthama, tetë të performancës së lartë dhe katër të performancës së ulët për efikasitet në energji.

Këto çipe do të bazohen në arkitekturën e ARM dhe duhet të ofrojnë jetëgjatësi më të mirë baterie dhe konektivitet më cilësore. Problemi i vetëm i procesorëve ARM është arritja e performancës së procesorëve tradicionalë X86.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: