Në të vërtetë Apple nuk është kompania e parë në botë me një vlerë të tillë. Saudi Aramco, gjiganti i naftës ishte i pari.
Apple është bërë kompania e parë Amerikane me një vlerë tregu prej 2 trilionë dollarë. Jo vetëm që është një rekord i ri por edhe tregues i impaktit që ka pasur pandemia e koronavirusit ndaj prodhuesit të iPhone.
Kanë kaluar dy vite që kur Apple u bërë për herë të parë kompania 1 trilionë dollarëshe që do të thotë se ka dyfishuar vlerën në 24 muaj.
Në të vërtetë Apple nuk është kompania e parë në botë me një vlerë të tillë. Saudi Aramco, gjiganti i naftës ishte i pari.
Aramco goditi vlerën 2 trilionë dollarë në Dhjetor të 2019-ës por që atëherë ka ranë. Apple e parakaloi për tu bërë kompania më me vlerë në botë në 4 Gusht 2020.
Sot aksionet e Apple ishin 467.77 dollarë duke vlerësuar Apple me 2 trilionë dollarë raportoi Financial Times.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë