Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

VPN e re e Cloudflare një domosdoshmëri për kompjuterin tuaj

Shërbimi VPN i Cloudflare quajtur WARP filloi vitin e kaluar si një shërbim pa pagesë për aplikacionin 1.1.1.1 të kompanisë.

Shërbimi VPN i Cloudflare quajtur WARP filloi vitin e kaluar si një shërbim pa pagesë për aplikacionin 1.1.1.1 të kompanisë.

Ky i fundit është një aplikacion DNS që premton internet më të shpejtë dhe u bë shumë popullor. Në një pikë VPN në fjalë kishte 2 milionë njerëz që po prisnin në radhë.

Sot kompania tha se në një postim në blog se WARP do të ofrohet në macOS dhe Windows në një fazë eksperimentale.

Fillimisht do të ofrohet për ata që kanë marrë shërbimin me pagesë WARP+ dhe që paguajnë për rrjetin Argo të Cloudflare i cili e bën internetin edhe më të shpejtë.

Klienti WARP për macOS dhe Windows ka të njëjtin protokoll të shpejtë dhe të sigurte të internetit. Ashtu si WARP në aplikacionin 1.1.1.1 edhe ky do të jetë falas në macOS dhe Windows. Së shpejti Cloudflare premtoi ta ofrojë edhe në Linux.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: