Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Windows 10 do të ketë një tastierë të re virtuale me imazhe GIF të integruara

Dizajni i ri i tastierës me prekje është inspiruar nga Windows 10X dhe sjell animacione e tinguj të rinj si dhe opsionin për të kërkuar dhe dërguar imazhe të animuara GIF.

Microsoft ka planifikuar përditësime të mëdha të tastierës me versionin e ri të Windows 10-ës.

Dizajni i ri i tastierës me prekje është inspiruar nga Windows 10X dhe sjell animacione e tinguj të rinj si dhe opsionin për të kërkuar dhe dërguar imazhe të animuara GIF.

Microsoft e quante WonderBar në Windows 10X. Dizajni i ri ka organizim më të mirë i optimizuar për të shkruar apo për të lëvizur kursorin duke prekur mbi butonin e madh space bar.

Kjo e fundit është një mënyrë e ngjashme sesi Apple operon tastierën virtuale në iOS. Duke vendosur gishtin mbi space bar dhe tërhequr majtas, djathtas, lart e poshtë për të naviguar.

Microsoft ka përditësuar dhe emoji në Windows 10. Përveç tastierës dhe emoji, Microsoft prezantoi “Voice Typing” e ri. Vjen me një dizajn më modern, me shenja pikësimi automatike dhe Microsoft thotë se ka punuar në sfond për ta bërë shkrimin me zë më stabil dhe të qëndrueshëm.

Të gjitha këto po testohen në programin Windows Insider. Ato janë pjesë e një përditësimi të madh që Microsoft ka planifikuar për gjysmën e parë të 2021 në Windows 10.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: