Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

WordPress 6.0 vëmendje të veçantë blloqeve, shablloneve dhe modeleve

Gjithashtu mund të kontrolloni më mirë hapësirat mes blloqeve me opsione që përcaktojnë distancën mes tyre.

WordPress 6.0 vëmendje të veçantë blloqeve, shablloneve dhe modeleve

WordPress është platforma më popullore në botë e blogimit. Sipas W3 Technology Surveys, WordPress përdoret nga 64.1% e sistemeve të menaxhimit të uebsajteve dhe është instaluar në 42.9% të uebsajteve në mbarë botën.

Popullariteti i lartë do të thotë se zhvilluesit e WordPress në mënyrë aktive punojnë për të përmirësuar platformën. Së fund kanë lëshuar versionin 6 të saj.

Ky version madhor sjell mbi 500 opsione të reja dhe 400 rregullime gabimesh, andaj jo vetëm që duhet të përditësoni, po ta konsideroni urgjente.

Të gjitha ndryshimet janë zhvilluar për ta bërë krijimin e përmbajtjeve dhe ndërtimin e sajteve më intuitiv dhe të lehtë.

Le të shikojmë disa prej risive të WordPres 6.0.

Eksperienca e Shkrimit

Vëmendje të madhe ky version i ka kushtuar eksperiencës së shkrimit. Përmirësimet e versionit 6.0 sjellin opsionin për të përzgjedhur tekstin në disa blloqe të ndryshme dhe ti editojnë njëherazi.

Gjithashtu me WordPress 6.0 përdoruesit do të kenë akses në shabllonët e autorit, datës, kategorive, etiketave dhe taksonomive.

Modele kudo

Modelet e blloqeve (patterns) janë blloqe të paracaktuara të cilat vendosen në faqe dhe postime dhe më pas përshtaten sipas nevojave.

Modelet do të shfaqen tashmë në më shumë shabllone. Mund të përdorni “Quick Insert” për të shtuar modelet në kokë dhe në fund të faqeve ose ri regjistroni modelet në Pattern Directory.

Përmirësime të blloqeve

Një funksionalitet i ri i WordPress 6.0 është kyçja e blloqeve. Në momentin që një bllok kyçet, nuk mund të lëvizet as të fshihet. Është një opsion shumë i rëndësishëm kur keni shumë njerëz që administrojnë një faqe dhe nuk dëshironi që dikush ta ndryshojë.

Gjithashtu mund të kontrolloni më mirë hapësirat mes blloqeve me opsione që përcaktojnë distancën mes tyre.

Të tjera

Përmirësime të tjera të WordPress 6.0 mund të përmendim:

  • Ndryshim i thjeshtë i stilit të faqes në tërësi
  • Një dizajn i ri i panelit të ngjyrave që merr më pak hapësirë
  • Kontrolle të kufijve
  • Nivele transparence për ngjyrat
  • Eksportim i temave të ndërtuara nga ju
  • Blloqe të reja janë shtuar siç është autobiografia a autorit
  • Blloku Cover merr imazhin “Featured” dhe e përdor si imazh sfondi

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

BEST DEALS

Apple iPhone 8 Plus

21,990 L