Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Xbox rikthehet normalitetit pas dy ditësh ndërprerje

Pamundësia e përdoruesve për të shfrytëzuar shërbimin vjen pas një tjetër ndërprerje mbrëmjen e së Premtes.

Xbox rikthehet normalitetit pas dy ditësh ndërprerje

Një ndërprerje e gjatë e shërbimit të Xbox Live ku disa lojtarët nuk mund të lançonin disa lojëra cloud apo të bënin blerje në dyqan tashmë është adresuar.

Problemet të cilat filluan mbrëmjen e të Shtunës nuk u zgjidhën deri të Dielën. Në rrjetin social Twitter Xbox tha të Dielën në mbrëmje se përdoruesit tashmë nuk do të kenë probleme të bëjnë blerje apo të hapin lojëra.

Pamundësia e përdoruesve për të shfrytëzuar shërbimin vjen pas një tjetër ndërprerje mbrëmjen e së Premtes.

Ndërsa lojtarët kanë mundur të luajnë offline, disa përdorues thanë se ju kërkohej të identifikoheshin në Xbox.

Copyright: © PCWorld Albania