Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

10 ide dhuratash nga Shpresa.Al për të gëzuar së bashku Pashkën Katolike

Pashkët pothuajse kanë filluar prandaj është koha të përgatisim dhuratat për të dashurit tanë. Shpesh produktet teknologjike nuk na vijnë në mendje si dhuratë për Pashkë por pa dyshim që nuk duhen anashkaluar pasi janë dhuratat më të preferuara nga fëmijet, të rinjtë dhe të rriturit. Për më tepër nje pajisje teknologjike zgjat më shumë se një vezë prej çokollate e cila dhurohet më së shumti në këtë festë.

Dyson Airwrap Complete Long

Flokë të shëndetshëm plot shkëlqim dhe stilime pafund në pak minuta. Duket thjesht një ëndërr e shumë vajzave por Dyson Airwrap Complete Long e kthen këtë ëndërr në realitet. Tashmë mund të gëzoni flokë të derdhur, onde natyrale apo kaçurrela plot volum edhe nëse nuk keni mjaft kohë për stilim apo nuk mund të shkoni në sallon.

Dyson Supersonic Hair Dryer HD07 Special Edition

Nëse dëshironi dicka edhe më të vecantë Shpresa ju mundëson Dyson Supersonic Hair Dryer HD07 Special Edition. Jo më kot cilësohet speciale pasi performanca e saj nuk mund të krahasohet me asnjë tharëse tjetër në treg.

Dyson Pure Cool Link TP03 Air Purifier

Qëndrojmë dhe pak tek brandi Dyson për të veçuar një dhuratë ideale për prindërit tanë. Shpesh nuhasin aromën e gatimit në shtëpi pas një dite të lodhshme pune, apo ajrin e rënduar nga trafiku duke mos ditur si ta eleminojnë këtë problem. Dyson Pure Cool Link TP03 Air Purifier është ajo që po kërkoni. Kjo pajisje me dizajn modern ju ofron pastrim inteligjent duke eleminuar 99.5% të ndotësve të vegjël të ajrit. Projektuar për t’ju asistuar maksimalisht kjo pajisje vjen e certifikuar ndaj astmës dhe alergjive AAFA duke u përdorur nga kushdo pa përjashtim.

Dyson V15s Detect Submarine™

Dëgjojmë shpesh mamatë të thonë se punët e shtëpisë nuk kanë të mbaruar. Rrëzojeni poshtë këtë mendim duke i dhuruar mamave tuaja Dyson V15s Detect Submarine. 6 koka për pastrim të thellë mbi çdo sipërfaqe, tani edhe me opsionin e larjes së dyshemesë. Me fuqi të jashtëzakonshme thithje kjo pajisje do ju sigurojë pastërti absolute në pak minuta, me mundin minimal.

Mi Smart Air Fryer 6.5L

Shumë prej të rinjve janë të angazhuar maksimalisht me studime dhe punë duke mos patur mjaftueshëm kohë të ushqehen shëndetshëm. Zgjidhja është kaq e thjeshtë me Mi Smart Air Fryer 6.5L. Në vetëm pak minuta mund të pergatisni pafund receta të shëndetshme pa patur nevojë ti qëndroni pranë çdo 10 minuta. Teknologjia e kësaj pajisje ruan të gjitha vlerat e ushqimit dhe shijen e dëshiruar duke ju mundësuar një pjatë e cila do ju relaksojë në fund të ditës si dhe do ju ofrojë gjithë nutrientët e nevojshëm për një mendje dhe trup të shëndetshëm.

Xiaomi Electric Kettle 2

Çfarë mund ti gëzojë gjyshërit tanë të cilët nuk janë shumë të përshtatur me teknologjinë më të fundit? Nje ibrik elektrik dhe i thjeshtë në përdorim duket dhurata ideale në këtë rast. Xiaomi Electric Kettle 2 me kapacitet 1.7 litër do ju lehtësojë përgatitjen e një çaji relaksues i cili do mbështjellë trupin tuaj me aromë dhë ngrohtësi. E lehtë për tu pastuar dhe rezistente ndaj ndryshkut, do jetë pajisja e preferuar e gjyshërve tuaj me përdorimin e parë.

Xiaomi Grooming Kit Pro

Vëllezërit janë një prej rasteve më të vështira për të zgjedhur një dhuratë. Shpesh të fokusuar tek telefonat inteligjentë dhe lojërat virtuale, çfarë pajisje më funksionale mund të zgjedhim për ta? Xiaomi Grooming Kit Pro është zgjidhja që po kërkoni. Makinë rroje, rezistente ndaj ujit me 4 koka të lëvizshme për opsione pafund stilimi të mjekrës si dhe siguri maksimale duke mos u shqetësuar për asnjë dëmtim të lëkurës gjatë përdorimit.

Xiaomi Massage Gun

Lumturojini prindërit tuaj këto festa duke ju dhuruar Xiaomi Massage Gun. Vitet të cilat vetëm shtohen mbi kurrizin e tyre nuk favorizojnë trupin e brishtë teksa lodhja i shoqëron e pandarë dita ditës. Pajisja më e mirë e masazhit për relaksim të thelle, lehtësim të muskujve dhe rritje të qarkullimit të gjakut. Një pajisje innovative me 3 koka masazhuese dhe portative e cila do bëhet e pandashme për ta me përdorimin e parë.

Xiaomi Mi Smart Clock

Të gjithë e kemi në familje një pjesëtar i cili e ka të vështirë zgjimin në mëngjes. Eleminojeni këtë problem me Xiaomi Mi Smart Clock. Orë inteligjete e cila jo vetëm që do ju zgjojë çdo mëngjes përmes alarmit por do ju mbajë të përditësuar mbi ndryshimet klimatërike si dhe do ju shoqerojë në përgatitjen tuaj në mëngjes me muzikë të mirë për një dite plot energji.

Xioami Smart Blender

Për çdo të apasionuar pas fitnesit dhe shëndetit Xioami Smart Blender është pajisja që i mungon pa dyshim. Përgatisni smoothie të freskët në ditët e nxehta të verës apo supa kremoze dhe të ngrohta në pak sekonda dhe me mundimin minimal. Pastohet lehtësisht, është praktike në përdorim dhe ju lehtëson regjimin e një stili të shëndetshëm jetese.

Nëse ishit duke kërkuar dhuratën perfekte për të dashurit tuaj këto festa pa shpenzuar pafund, si gjithmonë Shpresa.Al ju ofron zgjidhje. Në listën e përgatitur ne ju ofrojmë pajisje teknologjike të përzgjedhura me kujdes të cilat janë jo vetëm inovative dhe të dobishme për çdo moshë, por dhe vijnë me çmimet më të mira në treg. Pavarësisht nëse buxheti juaj është modest, apo dëshironi të shpenzoni më shumë, lista jonë ka diçka për çdo buxhet. Nga pajisjet inteligjente që e bëjnë jetën e përditshme më të lehtë deri tëk ndihmësit praktikë që pasurojnë stilin e jetës dixhitale, Shpresa.Al e mundëson për ju duke treguar dhe njëherë se vlerëson dhe justifikon besimin tuaj ndër vite. Shfletoni faqen tonë të webit për të përfituar nga ofertat e Pashkeve Katolike dhe merrni në duar produktin brenda një ore, ose ejani në dyqanet për të prekur nga afër teknologjinë më të fundit. Jetoni shëndetshem dhe plot stil falë Shpresa.Al.

Për të parë të gjitha produktet në ofertë KLIKO KËTU.

Dil i kënaqur me:

- 8%
SAPO ERDHI
Ofertë!

Dyson 1.6 inch Airwrap™ Long Barrels

5,990 L
Kurseni: 500 L
- 15%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dyson V10 Absolute Vacuum Cleaner

54,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 11%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dyson V15 Absolute Detect Laser Vacuum Cleaner

79,990 L
Kurseni: 10,000 L