Apple besohet se ka filluar punën për dizajnimin e një çipi 5G në 2020-ën, një vit pasi bleu pjesën më të madhe të biznesit të modemeve për celularët të Intel.
Një lëvizje e parashikuar prej kohësh, Apple është gati të fillojë përdorimin e modemeve 5G të brendshëm të kompanisë.
Gjiganti i iPhone nënshkroi një marrëveshje multi-miliardë dollarëshe me Broadcom që do të zhvillojë komponentë për 5G dhe ndërlidhjet e tjera me valë për pajisjet Apple.
Disa prej komponentëve do të prodhohen në SHBA dhe fabrikat e Broadcom në Kolorado. Kompanitë nuk specifikuan cilat produkte Apple do të përdorin teknologjinë 5G në fjalë por marrëveshja jo medoemos është e kufizuar vetëm në iPhone.
Apple besohet se ka filluar punën për dizajnimin e një çipi 5G në 2020-ën, një vit pasi bleu pjesën më të madhe të biznesit të modemeve për celularët të Intel.
Spekulohet se modemet 5G të Apple do të mbërrijnë tek produktet e para në fund të 2024 ose fillim të 2025-ës. Do të ishte një goditje e rëndë për Qualcomm, kompani e cila ka furnizuar pajisjet Apple me këtë teknologji prej vitesh.
Nga ana tjetër Apple ka filluar të prodhojë vetë shumë harduerë duke nisur me çipet mobile, e më pas çipet për MacBook e tani çipet e ndërlidhjes.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë
OFERTË ONLINE - 24 ORË