Pasi ndau shumë pak informacion rreth incidentit, kompania konfirmoi të Premten vonë se kishte qenë shënjestër e disa sulmeve DDoS.
Në fillim të këtij muaji një grup hakerësh njohur si Anonymous Sudan mori përgjegjësinë e rënies së shërbimeve si Outlook, OneDrive dhe disa shërbime të tjera online të Microsoft.
Pasi ndau shumë pak informacion rreth incidentit, kompania konfirmoi të Premten vonë se kishte qenë shënjestër e disa sulmeve DDoS.
Përmes një postimi në blog raportuar nga Associated Press, Microsoft tha se sulme ishin prekur përkohësisht disponueshmërinë e disa shërbimeve duke shtuar se qëllimi kryesor i tyre ishte publiciteti i hakerëve.
Sipas Bleeping Computer, Anonymous Sudan filloi sulmet kibernetik në me nisjen e 2023. Asokohe grupi pretendon se kishte vënë në shënjestër vende të cilat ndërhynin në skenën politike të Sudanit apo promovonin politika anti-muslimanëve.
Megjithatë ekspertët e sigurisë kibernetike besojnë se grupi në fakt është një filial i bandës Ruse Killnet dhe referenca tek Sudani është përpjekje për të devijuar vëmendjen.
Lidhja u bë më e qartë pasi Anonymous Sudan tha se do të formonte një Parlament Darknet me grupet Killnet dhe Revil, një tjetër grup pro Rus.
Kjo aleancë kërcënoi me goditjen e sistemit Swift, sistemi bankar ndërkombëtare që SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e përdorën për ti vendosur sanksione Rusisë në përgjigje të sulmit ndaj Ukrainës.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë