Pritet që të hyjë në prodhim në fillim të vitit të ardhshëm ndërsa smartfonët e parë me këtë procesor mund ti shohim vetëm në gjysmën e dytë të 2024.
MediaTek bëri një njoftim surprizë ditën e Premte kur tha se ka zhvilluar me sukses procesorin flagship bazuar në arkitekturën 3-nanometër të TSMC.
Firma Tajvaneze tha se zyrtarisht është kompania e parë në botë që prezanton një çip të tillë. Ndërsa MediaTek nuk zbuloi emrin e as specifikimet e tij, çipi 3-nanometër fillimisht do të përdoret në smartfonët dhe tabletët flaghipë.
Pritet që të hyjë në prodhim në fillim të vitit të ardhshëm ndërsa smartfonët e parë me këtë procesor mund ti shohim vetëm në gjysmën e dytë të 2024. MediaTek dhe TSMC kanë qenë partnerë prej kohësh ndërsa ky i fundit prodhon pjesën më të madhe të çipeve Dimensity të kompanisë.
Sipas MediaTek çipet ndërtuar mbi 3-nanometër do të jenë deri në 13 përqind më të shpejtë me të njëjtin konsum energjie ose 32 përqind më pak konsum energji me të njëjtën performancë krahasuar me çipet 5-nanometër.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë