Kompania është mburrur vazhdimisht për funksionalitetet e saj AI të cilat operojnë lokalisht duke mos nxjerrë jashtë Mac, iPhone apo një hardueri tjetër asnjë informacion.
Apple ftoi hulumtuesit e sigurisë në sistemin e saj Private Cloud Compute (PCC) e cila fuqizon kërkesat kompjuterike të Apple Intelligence. Kompania zgjeroi programin e shpërblimeve duke ofruar pagesa deri në 1 milionë dollarë kush zbulon probleme në PCC.
Kompania është mburrur vazhdimisht për funksionalitetet e saj AI të cilat operojnë lokalisht duke mos nxjerrë jashtë Mac, iPhone apo një hardueri tjetër asnjë informacion.
Ende për procese më komplekse kompania do ti dërgojë ato në serverët PCC të cilët janë ndërtuar mbi çipet Apple dhe funksionojnë me një sistem të ri operativ.
Shumica e aplikacioneve AI nga kompanitë e tjera mbështeten tek serverët e jashtëm për të përpunuar veprimet komplekse të AI. Por përdoruesit nuk e dinë sesa të sigurte këto operacione në serverë janë.
Apple sigurisht është prej kompanive që krenohet më së shumti për sigurinë dhe privatësinë e produkteve të saj. Për hulumtuesit Apple ofroi një udhëzues sigurie me detaje teknike të PCC, një ambient virtual për testime sigurie dhe kodin burimor në GitHub.
Pagesat variojnë mes 50,000 deri në 1,000,000 për çdo problem sigurie të gjetur në varësi të vështirësisë që ka. Funksionalitetet e para AI të Apple Intelligence do të debutojnë me iOS 18.1 javën e ardhshme.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë