Jarvis do të ketë konkurrencën e Anthropic dhe asistentit të saj Claude AI që filloi testimin publik muajin e kaluar.
Jarvis ekziston. Prototipi i ri AI i Google aksidentalisht gjeti rrugën për tek publiku përmes Chrome Web Store. Nuk është thjeshtë një ndihmues AI që mund tu tregojë motin apo tu kujtojë vizitën tek doktori.
The Information raportoi se Jarvis ishte një prototip i një shoqëruesi i cili shfleton uebin për ju përmes shfletuesve duke kryer veprime si blerje për shtëpinë, të rezervojë një fluturim apo të bëjë kërkime lidhur me një tematikë të caktuar.
Me fjalë të tjera inteligjenca e re artificiale e Google ka aftësinë për të marrë kontrollin e një kompjuteri për të kryer veprime të thjeshta pa ndërhyrjen njerëzore. Prototipi u shfaq në dyqanin e shtesave të Google dhe nuk ishte në funksion plotësisht.
Google nuk vonoi ta mbyllte faqen e Jarvis në Chrome Web Store ndërsa ka planifikuar ta prezantojë në Dhjetor. Jarvis do të ketë konkurrencën e Anthropic dhe asistentit të saj Claude AI që filloi testimin publik muajin e kaluar. Claude mund të marrë kontrollin e kompjuterit për të shkruar, aktivizuar butona apo lëvizur kursorin e mausit.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë