Por Huawei do të jetë i limituar në përdorimin e teknologjisë 7-nanometër për dy vitet e ardhshme ndërsa rivalët si Apple po bëhen gati të kalojnë në çipet 2-nanometër.
Me lançimin e smartfonëve Mate 70 dhe Mate X6 ditën e sotme, Huawei prezantoi sistemin operativ mobil më të fundit i cili nuk përdor më asnjë pjesë të kodit të hapur të Android raportoi Bloomberg.
HarmonyOS Next është ndërtuar i gjithi nga Huawei që ka planifikuar të zhvillojë një platformë e pavarur nga teknologjitë Amerikane në aspektin e harduerit dhe softuerit.
Seritë Mate 70 mbërrijnë në Kinë më 4 Dhjetor ndërsa vinë për të pasur Mate 60. Ky i fundit gjithashtu ishte po aq i rëndësishëm sa smartfoni i parë i Huawei duke qenë se përdorte një procesor i ndërtuar plotësisht në Kinë. Kështu kompania tregoi potencialin e saj për të ndërtuar një produkt të tillë pavarësisht kufizimeve Amerikane.
Por Huawei do të jetë i limituar në përdorimin e teknologjisë 7-nanometër për dy vitet e ardhshme ndërsa rivalët si Apple po bëhen gati të kalojnë në çipet 2-nanometër.
Zhvillimi i një çipi dhe softuerëve vendas ka qenë një objektiv i hershëm i Huawei. Në 2012-ën kompania zbuloi sistemin e saj operativ duke thënë se Google një ditë mund të vendoste që t’ia refuzojë Huawei përdorimin e Android.
7 vite më vonë Huawei konfirmoi zhvillimin e HarmonyOS. Asokohe përdoret ende pjesë të kodit të Android ndërsa sot kompania thotë se është plotësisht i pavarur ndaj Android.
Huawei tha se sistemi i ri operativ do të marrë disa muaj kohë për rafinimin dhe përmirësimin e eksperiencës së përdoruesit por objektivi është ai, instalimi i tij në të gjithë smartfonët e ardhshëm. Modelet e reja Mate 70 fillojnë prej 760 dollarë për modelin 6.7-inç me Huawei që premton 40 përqind më shumë performancë falë sistemit operativ të ri.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë