Monedhë

Kategoritë

1 javë më parë

Firefox heq funksionalitetin “Do Not Track”

Firefox nuk është i pari që heq funksionalitetin DNT. Në fakt Apple ka bërë diçka të tillë që prej 2019-ës me Safari. Përpara se të deshifrojmë vendimin e Mozilla, duhet të kuptojmë çfarë DNT është.

Firefox heq funksionalitetin “Do Not Track”

Mozilla ka hequr funksionalitetin “Do Not Track” (DNT) që ka qenë prezent në Firefox që prej 2009 sipas Windows Report. Ishte shfletuesi i parë që adoptonte një veçori të tillë.

Ky ndryshim do të mbërrijë tek të gjithë përdoruesit të cilët instalojnë versionin 135 dhe më tutje por përdoruesit e Nightly mund të zgjidhin të testojnë versionet eksperimental dhe të shohin se veçoria mungon tashmë tek konfigurimi i shfletuesit.

Firefox nuk është i pari që heq funksionalitetin DNT. Në fakt Apple ka bërë diçka të tillë që prej 2019-ës me Safari. Përpara se të deshifrojmë vendimin e Mozilla, duhet të kuptojmë çfarë DNT është.

Nuk është një ndalë por vetëm një sugjerim tek uebsajtet që të ndalojnë së gjurmuari juve. Megjithatë shumica e uebsajteve injorojnë kërkesat DNT që do të thotë se sot janë të padobishëm.

Në vend të DNT Mozilla do tu kërkojë përdoruesve të Firefox të zgjedhin opsionin “Tell websites not to sell or share my data.” Kjo veçori përdor Kontrollet Botërore të Privatësisë (GPC) që respektohet nga uebsajtet e madje kërkohet zbatimi i saj me ligj në disa vende të botës.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Acer Predator Helios Neo 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

139,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 8%
SAPO ERDHI
Ofertë!

Desktop Gaming Z790-Plus 64GB, 2TB SSD, Core I9, Custom Build

299,990 L
Kurseni: 25,000 L
- 8%
SAPO ERDHI
Ofertë!

Gaming Desktop Z790 128GB, 2TB SSD, Core I9, Custom Build

474,990 L
Kurseni: 40,000 L