Gjiganti i teknologjitë thotë se shfletuesi tani është më inteligjent në lidhje me përdorimin e memories në platforma të ndryshme.
Në një postim në blogun e Chromium, Google shpjegon sesi versioni 89 i Chrome ka përmirësuar konsumin e memories dhe vonesat e hapjes në Mac, Windows dhe Android.
Gjiganti i teknologjitë thotë se shfletuesi tani është më inteligjent në lidhje me përdorimin e memories në platforma të ndryshme. Automatikisht do të pastrojë memorien e një tabi i cili është në sfond dhe nuk po përdoret.
Gjithashtu ka reduktuar konsumin e memories për macOS. Veçanërisht në këtë platformë Google thotë se ka deri në 8% më pak konsum memorie dhe rezultat 65% më të lartë në rezultatet e Apple Energy Impact. Me pak fjalë përdoruesit e kompjuterëve Mac do të vënë re më pak nxehtësi dhe ventilatorë që punojnë më ngadalë.
Në Windows do të ketë 22% më pak konsum memorie dhe përgjigje 9% më e lartë e komandave në shfletues.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë