Duke cituar njerëz të afërt me çështjen, Reuters raportoi se Xiaomi është në bisedime me Great Wall Motor për të prodhuar makina me brendin e saj.
Xiaomi ka në plan të prodhojë makina elektrike për masat. Prodhuesi Kinez i smartfonëve do të gjejë mbështetjen e kompanisë Great Wall Motor për prodhimin e makinave elektrike.
Por nuk është e vetmja kompania teknologjike që po synon këtë treg. Edhe Apple është duke zhvilluar makina elektrike me sistem vetëdrejtimi edhe pse lançimi i saj mund të marrë gjysëm dekade.
Duke cituar njerëz të afërt me çështjen, Reuters raportoi se Xiaomi është në bisedime me Great Wall Motor për të prodhuar makina me brendin e saj. Makinat elektrike do të shkojnë për masat njëlloj si smartfonët apo produktet e tjera elektronike.
Përveç ofrimit të burimeve prodhuese për Xiaomi, Great Wall Motor gjithashtu do të ofrojë mbështetje inxhinierike për të përshpejtuar projektin. Makina e parë elektrike e Xiaomi mund të vijë në 2023 dhe mjeti do të integrohet me produkte të tjera të ekosistemit Xiaomi.
Partneriteti mes Xiaomi dhe Great Wall do të bëhet publik në javën e fundit të muajit Mars, konkretisht ditën e sotme kur kompania po mban një aktivitet në Kinë
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë