Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

iPhone 13 do të realizojë thirrje satelitore

Njeriu i cili ka një rekord me saktësi të lartë raportimesh rreth produkteve të Apple, Ming-Chi Kuo, thotë se iPhone 13 do të mund të realizojë thirrje satelitore.

iPhone 13 do të realizojë thirrje satelitore

Nëse Apple i përmbahet axhendës së zakonshme, jemi vetëm pak javë larg debutimit të iPhone 13 dhe nëse spekulimet e bëra publike deri sot janë të vërteta, atëherë kemi çfarë të presim.

Njeriu i cili ka një rekord me saktësi të lartë raportimesh rreth produkteve të Apple, Ming-Chi Kuo, thotë se iPhone 13 do të mund të realizojë thirrje satelitore.

Konkretisht sipas tij smartfoni i ri do të lidhet direkt me satelitët e orbitës së ulët (LEO) të Tokës falë modifikimit të modemit të rrjetit Qualcomm X60.

Satelitët LEO njihen si shtylla kurrizore e internetit satelitor të kompanisë së Elon Musk Starlink dhe adresojnë një prej problemeve kryesore të internetit satelitor të orbitës së lartë që kanë vonesa të mëdha transmetimi dhe ndërprerje të shpeshta.

Por Starlink nuk është kompania e vetme që përdor satelitët LEO për konektivitet. Hugesnet dhe OneWeb janë dy kompani të tjera që do të rivalizojnë Starlink dhe Inmmarsat.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Apple iPhone 12

21,990 L24,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 11 Pro

24,990 L28,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 11 Pro Max

28,990 L29,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 11

19,990 L