Kompanitë të cilat integrojnë çipet në produktet e tyre do të fillojnë të kalojnë kostot tek konsumatorët.
Produktet të cilat mbështeten tek çipet mund të bëhen më të kushtueshëm ndërsa kompanitë e prodhimit po rrisin çmimet.
Fabrikat më të mëdha në botë përfshirë Taiwan Semiconductor, Samsung dhe Intel po konsiderojnë rritjen e çmimeve.
“Fabrikat kanë rritur çmimet me 10 deri në 20% krahasuar me vitin e kaluar,” thanë analistët ndërsa pritet një rritje tjetër prej 5 deri në 75 gjatë këtij viti.
Çmimet po rriten nga fabrikat sepse ato duan ti rrisin, por edhe sepse po bëhet më e kushtueshme për to të financojnë operacionet në rritje. Materialet kimike të nevojshme për prodhim janë rritur në çmim me 20%.
TSMC paralajmëroi klientët e saj për herën e dytë brenda një viti për rritje të çmimeve sipas Nikkei Asia.
Rivali tjetër Samsung do të rrisë çmimet me deri në 20% sipas Bloomberg. Analisti i Forrester Glenn O’Donnel tha se rritja e kostos së çipeve do të shkaktojë rritje çmimesh të produkteve elektronike me 10-15%.
Kompanitë të cilat integrojnë çipet në produktet e tyre do të fillojnë të kalojnë kostot tek konsumatorët. Produktet që përdorin çipet më të avancuara si kartat grafike dhe procesorët e segmentit të lartë do të vërejnë rritje të çmimeve.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë