Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Adobe Flash jep lamtumirën

Shfletuesit filluan gradualisht të braktisnin Flash në fillim të dekadës së kaluar dhe Adobe ju kërkoi zhvilluesve të kalojnë në HTML5.

Adobe Flash jep lamtumirën

Ishte paralajmëruar që Adobe do ti jepte fund mbështetjes për softuerin Flash më 31 Dhjetor 2020, dhe ashtu ndodhi. Ndërsa Adobe nuk do të fillojë bllokimin e Flash deri më 12 Janar, shfletuesit kryesor do të bllokojnë përmbajtjet që nga dita e sotme.

Flash gjeti mbështetje të madhe gjatë historisë së webit dhe është kjo arsyeja pse funerali i tij zgjati kaq shumë. Shfletuesit filluan gradualisht të braktisnin Flash në fillim të dekadës së kaluar dhe Adobe ju kërkoi zhvilluesve të kalojnë në HTML5.

Gjërat u zyrtarizuan në 2017-ën kur Adobe lajmëroi fundin e mbështetjes. Edhe pse fundi i Flash ka ardhur, softueri do të jetojë në Arkivin e Internetit që ka vendosur të ruajë disa prej lojërave dhe animacioneve si artefakte historike.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L