Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Adobe lançon aplikacionin Photoshop për Android

Aplikacioni ka një ndërfaqe të njëjtë me mjetet editimit të versionit desktop përfshirë shtresat dhe maskimin por është optimizuar për ekranet mobile. Gjatë fazës beta fillestare, përdoruesit do të mund të kenë qasje në funksionalitetet e aplikacionit pa pagesë.

Adobe lançon aplikacionin Photoshop për Android

Përdoruesit e Android tashmë mund të shkarkojnë Photoshop për platformat mobile. Kompania prezantoi ditën e Marte versionin beta të Photoshop për Android katër muaj pasi lançoi aplikacionin për iPhone.

Aplikacioni ka një ndërfaqe të njëjtë me mjetet editimit të versionit desktop përfshirë shtresat dhe maskimin por është optimizuar për ekranet mobile. Gjatë fazës beta fillestare, përdoruesit do të mund të kenë qasje në funksionalitetet e aplikacionit pa pagesë.

Këto veçori janë opsioni për të kombinuar dhe shkrirë imazhet përmes mjeteve si përzgjedhja, shtresat dhe maskimet. Përdoruesit mund të shfrytëzojnë edhe mjetet AI si “Generative Fill” për të shtuar ose transformuar elementet.

Pjesë të imazheve mund të hiqen ose të zëvendësohen duke përdorur mjetin “Tap Select.” Adobe tha se planifikon të shtojë më shumë veçori në aplikacion së shpejti.

Duke sjellë Photoshop në platformat mobile, Adobe po përpiqet të joshë më shumë përdorues të rinj sidomos ata që përdorin telefonët e tyre për punë kreative.

Photoshop në Android (Beta) tashmë mund të shkarkohet në pajisjet me Android 11 ose më vonë me një minimum prej 6GB RAM. Por Adobe rekomandon 8GB RAM ose më shumë për performancë optimale.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Samsung Galaxy S25 128GB

62,990 L65,990 L
 
SUMMER TIME ONLINE

Samsung Galaxy S25 Ultra 256GB

79,990 L
 
SUMMER TIME ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy A16 4G

11,490 L14,990 L
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy A35 5G

19,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy A55 5G

24,990 L33,990 L
 
SAPO ERDHI

Google Pixel 9 Pro

72,990 L