Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

AMD Ryzen 9 7950X mund të arrijë frekuencë deri në 5.85Ghz

Nëse spekulimet janë të vërteta, atëherë Ryzen 9 7950X do të qëndronte mbi Core i9-13900K që thuhet se ka frekuencë turbo prej 5.8Ghz.

AMD Ryzen 9 7950X mund të arrijë frekuencë deri në 5.85Ghz

Nuk ka dyshim se procesorët e rinj Zen 4 të AMD do të luftojë me Intel për kurorën e semikonduktorëve më të fuqishëm në botë.

Prodhuesi i çipeve do të prezantoj zyrtarisht ditën e sotme Ryzen 7000 (Raphael) ndërsa një spekulim i fundit flet për një frekuencën prej 5.85Ghz Turbo për Ryzen 9 7950X.

Sipas raportimeve të mëhershme thuhej se ky procesor do të kishte një frekuencë turbo prej 5.7Ghz, por në rrjetin social Kinez Weibo po qarkullon një informacion që thotë se frekuenca maksimale e procesorit të ardhshëm me 16 bërthama do të jetë 5.85Ghz.

Nëse spekulimet janë të vërteta, atëherë Ryzen 9 7950X do të qëndronte mbi Core i9-13900K që thuhet se ka frekuencë turbo prej 5.8Ghz.

Frekuenca Fmax është një limit frekuence programuar në procesorët Ryzen. AMD thotë se flagshipi aktual Ryzen 9 5950X ka frekuencë turbo prej 4.9Ghz por Zen 3 mund të shkojë deri në 5.05Ghz në varësi të ventilimit dhe sistemit të ftohjes së procesorit.

Si rezultat Ryzen 9 7950Xdo të ketë potencialin për të prekur frekuencën 6Ghz duke e përshpejtuar manualisht.

Përdoruesit në Weibo që publikoi informacionin postoi edhe një imazhe të procesorit Ryzen 9 7950X në CPU-Z, që do të thotë se ai e ka në dorë një model të tillë.

Por imazhi nuk konfirmon spekulime e frekuencës 5.85Ghz. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: