Arsyeja sepse vetëm 1% e përdoruesve i shfrytëzonin në mënyrë aktive ato. Google shpresonte ti zëvendësojë me aplikacionet moderne të uebit ose aplikacionet progresive
Në fillim të vitit Google lajmëroi se do ti japë fund mbështetjes për aplikacionet Chrome në Windows, Mac dhe Linux deri në Qershor të 2020.
Por nëse keni qenë ende duke i përdorur së fundi, kompania tashmë ka ndryshuar afatin. Aplikacionet e Chrome do të punojnë në këto platforma deri në Qershor të 2021 dhe organizatat mund ti përdorin edhe një vit më shumë deri në Qershor të 2022.
Google tha se kjo shtyrje ka ardhur nisur nga feedback i konsumatorëve dhe partnerëve. Për herë të parë kompania lajmëroi fundin e këtyre aplikacioneve në fillim të 2018.
Arsyeja sepse vetëm 1% e përdoruesve i shfrytëzonin në mënyrë aktive ato. Google shpresonte ti zëvendësojë me aplikacionet moderne të uebit ose aplikacionet progresive.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë