Me këtë përditësim bisedat mes përdoruesve në Messages, 1 me 1 apo në grup, do të jenë private tha Google.
Google njoftoi ditën e Marte se aplikacionin Messages nga Google është më i sigurtë falë përmirësimeve të bëra në RCS, ose Rich Communication Services, një protokoll që ka për qëllim për të zëvendësuar SMS-të dhe sjellë ato në nivelin e aplikacionit iMessage të Apple.
Kompania tha se RCS do të jetë modaliteti i parazgjedhur i komunikimit për përdoruesit e rinj dhe ekzistues të aplikacionit Messages.
Gjithashtu bisedat në grup me enkriptim fundor do të jenë të disponueshme për të gjithë përdoruesit e RCS. Ky i fundit debutoi në fazën beta në fillim të vitit pas disa testimeve të hershme por nuk ishte i disponueshëm gjer më sot.
Me këtë përditësim bisedat mes përdoruesve në Messages, 1 me 1 apo në grup, do të jenë private tha Google.
Që kur lançoi RCS në 2019-ën, Google ka nisur një fushatë për të nxitur adoptimin e teknologjisë. Madje lançoi edhe një uebsajt vitin e kaluar për të shpjeguar përfitimet e RCS për konsumatorëve.
Me RCS-në e aktivizuar përdoruesit mund të ndajnë foto dhe video, të shohin indikator që tregojnë se përdoruesi po shkruan, të shohin nëse dikush e ka parë mesazhin e tyre apo të dërgojnë mesazhe përmes internetit celular dhe Wi-Fi.
Të gjitha këto kanë qenë funksionalitete që iMessage i Apple i ka ofruar prej vitesh.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë