Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Apple këshillon përdoruesit të përditësojnë iPhone sa më parë në iOS 16.5.1

Edhe për dobësinë e dytë të sigurisë Apple thotë se po përdoret për sulme. Ekspertët sugjerojnë që përdoruesit të përditësojnë sa më parë të jetë e mundur.

Apple këshillon përdoruesit të përditësojnë iPhone sa më parë në iOS 16.5.1

Apple lëshoi një përditësim urgjent me iOS 16.5.1 të cilin duhet ta aplikoni sa më parë. Kjo sepse iOS 16.5.1 adreson dy probleme serioze sigurie ku që të dyja po përdoren për sulme ndaj përdoruesve të iPhone.

Apple nuk dha shumë informacion rreth asaj çfarë është adresuar në iOS 16.5.1 për tu dhënë përdoruesve kohë për të përditësuar telefonët përpara se më shumë hakerë të mësojnë rreth detajeve të saj.

Sipas faqes së mbështetjes së Apple, iOS 16.5.1 adreson një problem në Kernel gjurmuar me numrin CVE-2023-32434 përmes të cilës hakerët mund të ekzekutojnë kod me privilegje kerneli.

Kompania tha se ka dijeni që po shfrytëzohet në mënyrë aktive për sulme. Problemi i dytë qëndron tek WebKit, motor i shfletuesit Apple Safari. Në këtë rast hakerët mund të ekzekutojnë kod përmes përmbajtjeve maluer në ueb.

Edhe për dobësinë e dytë të sigurisë Apple thotë se po përdoret për sulme. Ekspertët sugjerojnë që përdoruesit të përditësojnë sa më parë të jetë e mundur.

Hulumtuesi i pavarur i sigurisë Sean Wright i përshkruan si të rrezikshme dhe duke i kombinuar së bashku një haker mund të marrë kontroll të plotë mbi pajisjen.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 13 Pro Max

52,990 L63,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 13 Pro

44,990 L48,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 13

37,990 L44,990 L