Apple pretendon se Visual Intelligence ruan privatësinë e përdoruesit duke përpunuar të dhënat në vetë pajisjen, duke siguruar që kompania të mos e dijë se çfarë keni klikuar.
Apple ka prezantuar një veçori të re quajtur Visual Intelligence me iPhone 16 dhe që ngjan me një përgjigje ndaj Google Lens. Prezantuar në evenimentin e ditës së djeshme, Visual Intelligence ndihmon përdoruesit të ndërveprojnë me botën përreth.
Funksionaliteti aktivizohet nga një buton i ri me prekje në anën e djathtë të pajisjes quajtur Camera Control. Me një klikim, Visual Intelligence mund të identifikojë objekte, të ofrojë informacion dhe veprime në atë çfarë jeni duke shfaqur në kamerën e telefonit.
Për shembull nëse drejtoni kamerën nga një restorant, Visual Intelligence do të kërkojë menunë, oraret dhe vlerësimet. Nëse e drejtoni tek një qen mund të identifikojë racën e nëse e drejtoni tek një produkt, mund tu sugjerojë ku ta blini.
Apple pretendon se Visual Intelligence ruan privatësinë e përdoruesit duke përpunuar të dhënat në vetë pajisjen, duke siguruar që kompania të mos e dijë se çfarë keni klikuar.
Apple theksoi se funksioni është krijuar duke pasur parasysh privatësinë, që do të thotë se kompania nuk ka akses në specifikat e asaj që përdoruesit po identifikojnë ose kërkojnë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë