Monedhë

Kategoritë

5 ditë më parë

Apple mund të ndryshojë emërtimin numerik të sistemeve operative

Një gjë e tillë do të vijonte me sistemin ekzitues të numrave që Apple ka përdorur prej vitesh megjithatë Bloomberg thotë se kjo mund të ndryshojë.

Apple mund të ndryshojë emërtimin numerik të sistemeve operative

Sipas disa raportimeve Apple ka vendosur ti japë sistemeve operative të saj një rifreskim madhor jo vetëm vizualisht por më tutje. Pritej që versionet e ardhshme të iOS dhe iPadOS të ndiqen nga numri 19, ndërsa kompjuterët Mac do të kalonin në macOS 15 e kështu me radhë.

Një gjë e tillë do të vijonte me sistemin ekzitues të numrave që Apple ka përdorur prej vitesh megjithatë Bloomberg thotë se kjo mund të ndryshojë.

Numri i versioneve të ardhshme të sistemeve operative do të përcaktohet nga viti i debutimit sipas medias në fjalë. Kjo do të thotë se mund të shohim debutimin e iOS 26, iPadOS 26, macOS 26, watchOS 26, tvOS 26 dhe visionOS 26.

Numrat do të qëndronin në një linjë me vitin e debutimit të çdo versioni madhor. Kështu versionet e iOS, iPadOS e kështu me radhë që do të debutojnë në Shtator dhe Tetor do të emërtohen pas vitit 2026.

Më 9 Qershor kur nis konferenca e zhvilluesve të kompanisë do të mësojmë nëse ky ndryshim do të aplikohet apo kur do të ndodhë.

Pritet gjerësisht që Apple do t’u bëjë sistemeve të saj operative një përditësim të madh të ndërfaqes së përdoruesit, për të ofruar një përvojë më të unifikuar në pajisje të ndryshme.

Copyright: © PCWorld Albania

OFERTË ONLINE - 24 ORË

OFERTA ONLINE

Segway eKickScooter ZT3 Pro