Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Apple paditet përsëri për ngadalësimin e qëllimtë të iPhone

Dëmshpërblimi prej 60 euro për pajisje është shumta mesatare që përdoruesit kanë paguar për të zëvendësuar bateritë.

Apple paditet përsëri për ngadalësimin e qëllimtë të iPhone

Një grup avokatie në Evropë ka ngritur një padi ndaj Apple duke thënë se kompania me qëllim ka ngadalësuar modelet e vjetra të iPhone në Itali.

Padia kërkon dëmshpërblim prej 60 milionë euro ose 60 euro për pajisje për përdoruesit e iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus shitur në Itali mes viteve 2014-2020.

Dëmshpërblimi prej 60 euro për pajisje është shumta mesatare që përdoruesit kanë paguar për të zëvendësuar bateritë.

Euroconsumers, një grup mëmë me filiale edhe në Itali nën emrin Altroconsumo, dërgoi edhe padi të tjera në Dhjetor për filialet e saj në Belgjikë Test-Achats dhe Spanjë OCU. Grupi tha se planifikon një padi tjetër në Portugali.

Në Mars të vitit të kaluar Apple pranoi të paguante 500 milionë dollarë në SHBA pasi pranoi ngadalësimin e qëllimshëm të iPhone për të rritur jetëgjatësinë e baterisë.

Skandali “Batterygate” u zbulua në 2017-ën ku iOS kufizonte performancën e procesorit me degradimin e baterive. Apple nuk kishte vënë në dijeni përdoruesit për këtë gjë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Apple iPhone 11 Pro

23,990 L31,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 11 Pro Max

28,990 L36,990 L