Monedhë

Kategoritë

2 javë më parë

Apple prezantoi një model të ri të Magic Keyboard për iPad

Ky përditësim është i pari që sjell ndryshime kaq radikale që kur Magic Keyboard për iPad debutoi në 2020.

Apple prezantoi një model të ri të Magic Keyboard për iPad

Evenimenti i ditës së Marte dedikuar iPad nga Apple, solli edhe disa risi për aksesorë të pajisjes përfshirë tastierën Magic Keyboard.

Tastiera sipas Apple është ridizajnuar plotësisht dhe është më e hollë dhe e lehtë. Tani përmban një rresht butonash funksioni për qasje të shpejtë në kontrolle si ndriçimi i ekranit, volumi i zërit apo butona të luajtjes dhe ndërprerjes së përmbajtjeve audio dhe video.

Magic Keyboard i ri tashmë përmban shasi prej alumini dhe një trackpad më të madh. Gjithashtu përgjigjet më shpejt ndaj komandave tha Apple ndërsa është integruar porta USB-C.

Ky përditësim është i pari që sjell ndryshime kaq radikale që kur Magic Keyboard për iPad debutoi në 2020. Vjen në dy madhësi: një për iPad Pro 11-inç dhe një për iPad Pro 13-inç.

Mund të porositet sot për të njëjtin çmim si tastiera e mëparshme: 299 dollarë për modelin 11-inç dhe 349 dollarë për modelin 13-inç.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 13%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Magic Keyboard For IPad Pro 12.9”

34,990 L
Kurseni: 5,000 L
- 25%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Magic Keyboard With Numeric Keypad

14,990 L
Kurseni: 5,000 L